Një konflikt i fortë mes vëllezërish u bë publik sot live në televizion. Prej 1 viti, Xhevahir Rabushja kërkon t’i marrë shtëpinë vëllait ndërsa ai e denoncon live në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24” për veprimtari të paligjshme dhe që shet kanabis në shkolla.
Astrit Rabushja është në konflikt me Xhevairin prej 1 viti për shkak të një banese. Në të jeton familja e Astritit, gruaja, 2 vajzat dhe nëna. Shtëpia është private 1-katëshe dhe ndodhet në qytetin e Cërrikut. Prej 25 vitesh banon në atë shtëpi, e cila më parë ka qenë shtëpia e prindërve. Ky truall është marrë në ato kohë nga Xhevairi dhe ka qenë në emrin e tij, por më pas babai i ka blerë shtëpi në qytetin e Elbasanit dhe aty vazhdoi të jetonte Astriti me prindërit. Ai disponon aktualisht në emrin e tij certifikatën e pronësisë dhe gjithë dokumentacionin e rregullt.
Përpara disa kohësh një komshi i ka thënë Xhevairit se emri i tij figuron si pronar i truallit në regjistrat e vjetër. Që nga ai moment ai filloi të kërkonte para. Ai i kërkon Astritit 35 milionë leke të vjetër në mënyrë që ta mbajë shtëpinë. Kjo çështje nuk ka shkuar ne gjykatë, por mes tyre ka kërcënime. Astriti thotë se i vëllai e kërcënon se do t’i helmojë familjen, se do ta vrasë nëse ai nuk i jep paratë për shtëpinë.
Astriti thotë se Xhevairi shet kanabis, merret prej kohësh me këtë biznes, e ndan në pjesë të vogla dhe e shet nëpër shkolla. Xhevairi është i martuar dhe ka 2 fëmijë. Ka një magazinë në qytetin e Cërrikut në të cilën mbledh dhe tregton dru zjarri, por përveç tyre, ai paketon dhe lëndën narkotike dhe e tregton në Greqi. Ai do ta denoncojë publikisht të vëllanë për veprimtarinë e paligjshme me të cilën merret. Xhevairi ka miq dhe njerëz që kanë pushtet të cilët e mbrojnë dhe Astriti ndihet i pafuqishëm. Gjithsej janë 3 vellezër, por vëllai tjetër, Avniu ka shtëpinë e tij, nuk kërkon asgjë nga Astriti dhe nuk është bërë pjesë e konfliktit mes tyre, edhe ai jeton dhe punon si emigrant ne shtetin grek, shkruan “BalkanWeb”.