Një grindje mes dy femrave, banore të qytetit të Durrësit, është mbyllur me një celular dhe një shishe me pije alkoolike të thyer.
Zënka është regjistruar mes dy shtetaseve A.Gj., 33 vjeçe dhe T.Xh., 38 vjeçe, në një lokal në lagjen nr.13.
Grindja verbale mes dy femrave në një lokal në plazhin e Durrësit nuk ka shkuar më tej sesa ngritja e zërit dhe ofendimet reciproke dhe “viktima” kanë mbetur vetëm dy mjete rrethanore, si celulari dhe një shije alkoolike.
Mësohet se pala e dëmtuar, shtetasja T.Xh., së cilës i është thyer celulari, ka denoncuar në polici, 33-vjeçaren, ndaj së cilës ka nisur procedimi penal me akuzën “Shkatërrim prone”.