Policia e Durrësit po punon intensivisht për të zbardhur identitetin e autorëve të vrasjes së stilit mafioz, të regjistruar rreth orës 13:55, në afërsi të vendit të quajtur "Mbikalimi i Sukthit".
Në ngjarjen e rëndë vdiqën nën breshërinë e rreth 50 plumbave Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dauti.
Policia e Durrësit bën të ditur se janë shoqëruar 12 persona, me qëllim zbardhjen dhe zbulimin e plotë të ngjarjes.





