Kristiano Ronaldo mendon se e dashura e tij, Xhorxhina Rodriguez, ishte personi që solli ters në “El Clasico” dhe i ka ndaluar kësaj të fundit që të organizojë festa në të ardhmen.Sipas mediave portugeze, Kristiano Ronaldos nuk i ka pëlqyer fakti që e dashura e tij kishte planifikuar një festë pas përfundimit të ndeshjes mes realit dhe Barcelonës në shtëpinë e yllit të madrilenëve pasi një fitore me shumë mundësi do të dërgonte titullin në duart e “los blancos”.
Por goli në minutën e fundit i Leo Mesit rihapi garën për titull dhe Ronaldo mendohet se i ka bërë të qartë të dashurës së tij që të mos bëjë më planifikime të tilla. Ai e ka interpretuar këtë si “ters” ndaj skuadrës dhe për këtë arsye, shtëpia e tij do të mbetet “tabu” sa u përket festave, derisa të ketë të sigurt trofeun në duar.