Dahlia, që njihet në gjuhë popullore si "lule patatja" është një lule që i përket familjes Asteracee dhe lartësia e saj mund të arrijë nga 20 centimetra në 2 metra. Origjina e saj është nga Meksika dhe është futur në Europë rreth shekullit XVII. Në Meksikë kjo bimë përdorej për qëllime kulinarie në përgatitjen e disa pjatave tipike, ndërsa në Europë përdoret për zbukurimin e ballkoneve dhe kopshteve.
Lulet e dahlias, sipas specieve të kultivuara ofrojnë një varietet ngjyrash, që e bëjnë atë ndër lulet më joshëse që ekzistojnë në natyrë. Nëse kombinohen mes tyre, ngjyrat e ndezura të dahlias krijojnë kompozime spektakolare.
Domethënia e dahlias ka ndryshuar shumë me kalimin e shekujve. Kur hyri fillimisht në Europë, ajo simbolizonte dinjitetin, por edhe pasigurinë për faktin se ishte shumë e vështirë të importoje këto bulba nga Meksika, për shkak të udhëtimit të gjatë që duhej të përballonin.
Dahlia ka qenë gjithashtu simbol i shijes së mirë dhe elegancës. Ajo dhurohej për të shprehur mirënjohjen ndaj një personi që ishte treguar i gatshëm për t’ju ndihmuar.
Në ditët e sotme dahlia ka përgjithësisht një kuptim pozitiv dhe përdoret për të shprehur një ndjenjë dashurie (jo vetëm për partnerin). Për këtë arsye është një lule e përshtatshme për raste të ndryshme. Të mos harrojmë që dahlia është shumë skenografike dhe varietetet e ndryshme, krijojnë lojëra ngjyrash plot sharm.
R.O.