Në një dalje për mediat paraditen e kësaj të enjteje, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar masat e reja antiCovid në vendin tonë.
Komiteti tha se incidenca javore ka pësuar një ulje të ndjeshme, ndaj nga 1 qershori hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës në ambiente të jashtme.
“Komiteti mendon se ka vend për lehtësim të masave, duke filluar nga 1 qershori të hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme, por do vijojë të mbahet në ambientet e brendshme dhe transport publik. Ora policore nga 22:00 do të kalojë më 1 qershor në 23:00”, tha Rakacolli.
“Duhet theksuar se pandemia nuk ka përfunduar. Është e rëndësishme të vijojmë të zbatojmë masat, të mbajmë maskën, distancën, dhe të gjithë ata që dyshojnë për shenja të Covid-19 t’i referohen mjekut të familjes”, tha Fico.





