Një studim amerikan ka zbuluar se, përveçse biondet nuk janë fare budallaqe, ngjyra e tyre e flokëve është e ndërlidhur edhe me nivele të larta të inteligjencës, ndryshe nga personat të cilët kanë flokë me ngjyrë të kuqe, të zezë apo ngjyrë kafe.

Sipas autorit të këtij studimi, Jay Zagorsky, i cili është edhe shkencëtar në Universitetin Shtetëror të Ohajos, rreth 11 000 amerikanëve u është testuar niveli i inteligjencës. Nga studimi u zbulua se femrat bionde kanë pasur pikë më të larta në testet e inteligjencës sesa femrat me ngjyrë tjetër të flokëve, sipas Telegrafit.

Rezultatet e nivelit të inteligjencës:
– Femrat bionde kanë një mesatare të nivelit të inteligjencës prej 103.2
– Femrat me flokë ngjyrë kafe kanë një mesatare të nivelit të inteligjencës prej 102.7
– Femrat me ngjyrë të kuqe të flokëve kanë një mesatare prej 101.2
– Femrat me ngjyrë të zezë të flokëve kanë shënuar rezultatet më të dobëta, me një mesatare prej 100.5