Turistët bëhen zakonisht protagonistë të shfaqjeve të pakëndshme në shatërvanin e famshëm të Trevit në Romë. Pasditen e së shtunës një turist spanjoll i quajtur Adrian Pino Oliveira, u “hodh” për një larje të shpejtë në shatërvan, tërësisht nudo.

Në fillim ai pjesët intime i mbulonte me disa trëndafila, të cilët i hodhi një nga një në shatërvan shkruan Tgcom. Pas një mini show që dhuroi për të gjithë të pranishmit, ai vendosi të dilte nga shatërvani.

Turisti më pas u ndalua nga agjentët e policisë bashkiake, të cilët e gjobitën me 440 euro. Spanjolli pretendonte se ishte një artist dhe kishte thënë se ishte futur nudo në shatërvan për t’u purifikuar.

Një tjetër episod i ngjashëm është regjistruar pak ditë më parë në sheshin e Spanjës, Romë pavarësisht pranisë së forcave të rendit përreth.