Një vajze të re iu plotësua dëshira e saj e fundit “për të vdekur e bukur”.
20 – vjeçarja Racine Pregunta, nga Davao City të Filipineve ndërroi jetë javën e shkuar, pasi humbi betejën me osteosarkomën.
Teksa e dinte se po jetonte ditët e fundit të jetës, e reja vendosi që të bënte plane për varrimin e saj.
Ndër to, ajo kishte një kërkesë të veçantë, që të vdiste e bukur.
Fotot e saj në arkivol tregojnë se dëshira e Racine u plotësua.
Ajo shfaqet e shtrirë në një arkivol të bardhë, e veshur me fustan, një kurorë me lule në kokë dhe me makiazh të kuruar, si të jetë ende gjallë.
Familja e 20 – vjeçares, realizoi çdo kërkesë në detaje.