Personat që nuk janë vaksinuar gjatë fëmijërisë mund të kryejnë vaksinimin gjatë ditëve të mbetura të muajit prill në qendrat shëndetësore.
Ekspertët e ISHP-së bëjnë thirrje popullatës të kryejë vaksinimin, ndërsa ISHP propozon përfshirjen në kalendar të vaksinave të reja si: rotavirusi, vaksina kundër kancerit të qafës së mitrës dhe varicela.
Ditët e mbetura të muajit prill mund të shfrytëzohen nga të gjithë personat të cilët nuk kanë arritur që gjatë fëmijërisë të vaksinohen me të gjitha vaksinat e parashikuara në kartela. Gjatë gjithë muajit qendrat shëndetësore kanë bërë një grafik vetë dhe sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik ISHP ka planifikuar vaksinim të popullatës.
“Çdo qendër shëndetësore do të ketë sasi vaksine fruth-rubeolë për të rriturit. Janë datëlindja ‘80-’90, por dhe më gjerë nëse nuk i kanë bërë të dyja dozat. Kjo në bashkëpunim me qendrën shëndetësore, duhet të komunikojnë me ta për të ditur në cilën ditë të javës do apikojnë vaksinën”, – shprehet specialistja e ISHP-së Erida Nelaj.
Java e ardhshme është java europriane e vaksinimit dhe ISHP propozon edhe shtimin e 5 vaksinave të reja. /Shije/