E ndërkohë që 22 prilli njihet si dita botërore e tokës dhe fushatat sensibilizuese për mbrojtjen e mbajtjen pastër të mjedisit janë të shumta, ka edhe nga ata që nuk pyesin…

Në fotot e mëposhtme duket qartë ndotja që i bëhet mjedisit në qytetin e Durrësit. Burime për “DurrësLajm” bëjnë me dije se fotot janë shkrepur pranë Urës së Dajlanit, ku në mes të ditës digjen goma.

Shtëllungat e tymit dhe era e rëndë ka pushtuar të gjithë zonën, ndërkohë që nga djegia e gomave çlirohen në ajër elementë toksikë.

Mësohet se zjarri u është vënë gomave nga disa persona të komunitetit rom që banojnë aty pranë.  

Tymi i zi dhe ajri mbytës janë përhapur me shpejtësi gjatë ditës së sotme, duke ngjallur pakënaqësi tek qytetarët.

R.O.