Kujt i nevojiten makinat e shtrenjta që detektojnë gënjeshtrën? Gënjeshtarët e tregojnë veten gjithmonë, e kjo është e vërtetë.

Nuk është e nevojshme t’i lidhni me pajisje të sofistikuara, apo t’i drogoni siç bën FBI, për të nxjerrë një të vërtetë.

Dr. Lillian Glass, autor i librit “Gjuha e Trupit”, ka zbuluar pesë shenja bazike, me të cilat dëshmon ata që janë duke e mbajtur gjuhën e shtrënguar, duke filluar me ata që ju drejtojnë gishtin.

1) Ata bëjnë me gisht nga ju

“Kur gënjeshtra bëhet armiqësore, ata mundohen të ndryshojnë rolet” thotë Dr. Glass. Kjo rezulton me shumë drejtime gishti, sepse ata mundohen të drejtojnë fokusin nga ju.

2) E mbyllin gojën me duar

“Llafazanët automatikisht i vendosin duart në gojë kur nuk duan të flasin më, apo nuk duan të përgjigjen për ndonjë pyetje” ka thënë Dr. Glass.

“Kur të rriturit i vënë duart sipër buzëve, ata nuk duan të tregojnë gjithçka apo thjeshtë nuk duan të tregojnë të vërtetën”.

3) E tundin kokën apo e ngrenë lart si gjel

Po qe se dikush e tund kokën apo e ngre lart si gjeli, ka shumë mundësi të jetë duke ju gënjyer.

Sipas Dr. Glass, kur dikush gënjen e tërheq kokën në njërën anë, e tundë, apo edhe lakon në njërën anë.

4) Marrin frymë thellë

Njerëzit që janë duke gënjyer, marrin frymë thellë.  “Në esencë, ata janë pa frymë, sepse rrahjet e zemrës dhe shtypja e gjaku ndryshojnë”.

Ju mund t’i ndjeni këto ndryshime, kur jeni nervoz apo të tensionuar – kur gënjeni.

5) Ndalojnë së foluri rrjedhshëm

“Nëse keni parë ndonjë gjë të dyshimtë, që për një kohë të gjatë nuk ka folur, kur fillon të flas është shumë i paqartë” ka thënë Dr. Glass./telegrafi/