U cilësua vogëlushja më e bukur në botë, kur, në moshën 10-vjeçare, ishte protagoniste e një sesioni fotografik për revistën Vogue Francë, në të cilën shfaqej e veshur dhe e trukuar si grua e rritur.
Sot Thylane Blondeau është 16 vjeçe dhe është shndërruar në një modele me bukuri mahnitëse, me sy bojëqielli.
Nëna e saj është showgirl dhe prezantuesja Veronika Loubry, ndërsa babai ish-futbollisti Patrick Blondeau.
Thylane punon si modele, që nga mosha 4-vjeçare, kur u zbulua nga Jean Paul Gaultier.