Një banore e lagjes numër 1 në Durrës është alarmuar pasi ka humbur pasaportën amerikane. Zonja lajmëroi policinë e zjarrfikësen me dyshimin se pasaporta kishte rënë në ballkonin e katit poshtë banesës së saj.

Dy makina zjarrfikëse dhe me pajisje përkatëse e shkallë lartësie janë ndalur në lagjen numër 1 në Durrës, për të kërkuar pasaportën.

Operatori i “DurrësLajm” ka qenë në vendngjarje dhe ka ndjekur nga afër të gjithë operacionin.

Fillimisht njoftimi në polici e zjarrfikëse u kuptua për shpëtim jete të personit, por më pas zonja u shpreh se i kishte humbur pasaporta.

Por pavarësisht gatishmërisë së zjarrfikësve pasaporta nuk është gjetur. Ata i kanë komunikuar zonjës mund ta ketë humbur diku tjetër pasaportën, sepse nuk u gjet në katin e katërt ku u bënë edhe kërkime me shkallë nga ana e punonjësve. 

K.H.