Pasi ka shfaqur haptazi të gjithë gëzimin e tij për barazimin në ekstreme të arritur nga Milan gjatë derbit të së shtunës së kaluar ndaj Inter, Mario Balotelli rikthehet protagonist sërish në rrjetet sociale. Kësaj here Balotelli ndalet në “Twitter” në një argument që nuk ka të bëjë aspak me futbollin. Së fundmi pornostarja gjermane, Katja Krasavice, ka publikuar në Instagram faksimilet e mesazheve private të shkëmbyera me sulmuesin e Nice, të cilat më pas i ka hequr sërish, duke pretenduar se Balotelli i ka shkruar shumë herë.

Në lidhje me këtë çështje, futbollisti nga Palermo ka postuar në anglisht reagimin e tij: “Shpresoj që ndonjëri t’i publikojë atë që kam shkruar asaj lloj femre. Mediat duhet të më kërkojnë falje. Mesazhet në fjalë i adresoheshin një miku dhe as atij nuk i plas fare për atë femër. Ishte vetëm një shaka, nuk kam qenë kurrë i interesuar. Ju lutem, ndonjëri të publikojë tre mesazhet e mia, kështu gazetat do të mund të kërkojnë falje edhe një herë tjetër”. “Jam i nevrikosur sepse më lidhni gjithmonë me këto dreq gjysmë femrash, për të cilat nuk do të jem kurrë i interesuar, as në një tjetër jetë. Gazetat nuk verifikuar fjalët e asaj lloj femre. Janë të gjithë gati të gjykojnë. Dua vetëm t’i them asaj vajze që të gjejë një tjetër burrë me të cilin të tallet, sepse unë jam i lodhur me gënjeshtrat. Jepini një poster timin, kështu që të mund të më ëndërrojë”, shkruan Balotelli në llogarinë e tij në “Twitter”.