Pas ndeshjes mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut, gjyqtari Viktor Kasai darkoi së bashku me ndihmësit e tij në restorantin “Mesón Txistu” në qendër të Madridit.
Deri këtu nuk ka asnjë problem, por ngjarja merr ngjyra dyshimi pasi restoranti në fjalë cilësohet edhe si lokali i klubit madrilen, pasi preferohet prej futbollistëve të Realit.
Mediat gjermane e fotografuan hungarezin dhe kaq ka mjaftuar për të rindezur edhe njëherë polemikat që lindën gjatë dhe pas ndeshjes së të martës, ku “bilbili” u bë protagonist me disa vendime në favor të vendasve.