Java e 30-të e Kampionatit Shqiptar do të na servirë sfida tepër interesante kjo dhe për shkak të rivalitetit dhe garës të fortë që ky kampionat ofron në javët e fundit. Por në kalendarin e javës së 30, sfidat duket se do të jenë të ndara sipas objektivave.Dita e shtunë e çel siparin në orën 16:00 ku Korabi do të presë Luftëtarin, për të vijuar me sfidën e orës 19:00 midis Flamurtarit dhe Vllaznisë. Këto dy duele përcaktojnë shumë nga lufta për vendin e katërt në renditjen e Superiores që mund të garantojë pjesëmarrjen në Ligën e Europës dhe ku Vllaznia dhe Luftëtari janë kandidatët më të fortë për këtë pozicion.Ekipet kryesuese janë përcaktuar të luajnë ditën e diel ku në orën 16:00 Kukësi do të presë Tiranën dhe paralelisht, Skënderbeu do të udhëtojë drejt Laçit për tu ndeshur me kurbinasit.Sfida përmbyllëse e javës së 30 të do të jetë ajo midis Partizanit dhe Teutës që është përcaktuar të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
22.04.2017
Korabi-Luftëtari 16:00
Flamurtari-Vllaznia 19:00
23.04.2017
Kukësi-Tirana 16:00
Laçi-Skënderbeu 16:00
Partizani-Teuta 19:00