Derbi i Kopenhagës është gjithmonë një nga më të ndezurit në futbollin europian dhe rrallëherë kalon pa probleme. Kështu ishte edhe në këtë fundjavë përballja mes Brondbit dhe Kopenhagës. Tifozët e Brondbit, që mban vendin e dytë në klasifikim, shumë i shkëputur nga Kopenhaga kryesuese, kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të treguar urrejtjen e tyre ndaj ekipit kundërshtar.
Në momente të ndryshme të ndeshjes, nga tribunat vërshonin në fushë minj të ngordhur, të cilët kishin si objektiv futbollistët e Kopenhagës. Këta të fundit u hakmorën në fushën e lojës, duke fituar 1-0 dhe çuar në 13 pikë diferencën nga Brondbi.