Këto janë këpucët e nusërisë më të shtrenjtat në botë dhe kushtojnë 40 mijë dollarë. Ato prodhohen nga kompania britanike Anello & Davide, e krijuar 86 vite më parë.

Gjatë këtyre viteve, kjo kompani ka pasur klientë të saj VIP-at më të rëndësishëm të botës së modës, spektaklit e biznesit.

Kompania ka realizuar për vite me rradhë këpucët e grupit të njohur Beatles. 

Kompania britanike u garanton të gjitha nuseve modele sipas masës së këmbës dhe me dizenjo original, me çmime që variojnë nga 20 mijë deri në 40 mijë dollarë.

Modeli më i kërkuar është një lloj çizmeje, i ngjashëm me stilin e Moulin Ruoge, që e shihni në foto.