Ata kanë qenë bashkë që në krijimin e LSI-së, madje mund të thuhet se Lefter Koka është njeriu kryesor i Ilir Metës në Durrës, duke kryesuar dy herë rresht listën e kandidatëve për deputetë në qarkun bregdetar.

Por sot, për herë të parë, ndërsa Meta ndodhej në Durrës, më saktësisht në Kepin e Rodonit, për të marrë pjesë në një takim festiv të organizuar nga LRI Durrës, ata ishin rivalë, në një lojë volejbolli.

Siç shihet nga fotot që po publikon DurrësLajm, Meta dhe Koka kanë zgjedhur të jenë pjesë e dy ekipeve të ndryshme.

Por, në fund, pavarësisht se cili ekip fitoi, ata i dhanë dorën njëri-tjetrit, ndërkohë që të rinjtë e forcës së tyre politike u argëtuan duke bërë tifo për liderët e tyre. 

M.P.