Akuza të rënda, që konsistojnë një skandal seksual në Britaninë e Madhe në sportin e kanoas. Sipas të përditshmes “Daily Mail”, kanë nisur hetimet në lidhje me një akuzë të një sportisteje 23-vjeçare, e cila shprehet se i është kërkuar të bëjë seks për t’u grumbulluar në ekipin kombëtar.

Federata Britanike e Kanoes, që mori një mbështetje të madhe për të siguruar kualifikimin në “Rio 2016”, ka nisur menjëherë hetimet për të verifikuar akuzat. Disa drejtues të Federatës, që kanë mbetur anonimë, janë shprehur se kanë mbetur të shokuar nga akuzat.

Ndërkohë që numri i sportisteve që kanë ngritur zërin dhe kanë konfirmuar këto akuza janë shtuar. Kjo nuk është hera e parë që sporti i kanoes në Britaninë e Madhe përfshihet në një skandal të tillë seksual, pasi në vitin 2009 u zbulua se një trajner kishte marrëdhënie me një sportiste të re (18 vjeçe).

Asokohe çështja u mbyll për të mirën e sportit, por mësohet se i njëjti trajner është pezulluar nga Federata Britanike e Kanoes, pas një denoncimi. Ndërkohë që, kohët e fundit ka patur një rinovim total të drejtuesve të Federatës, por këtë herë hetimet pritet të shkojnë deri në fund.

Në sportin e kanoes, Britania e Madhe fitoi 2 medalje të arta dhe 2 të argjendta. Nën akuzë thuhet se është John Anderson, që mjaft prindër e shënjestrojnë si përgjegjësin kryesor.