Në qarkun e Durrësit ka filluar sot rinumërimi i 108 kutive. Në këtë qark, LSI nuk mori dot mandatin për vetëm 136 vota.
Mësohet se deri më tani janë numëruar 40 nga 108 kutitë e përcaktuara, ndërsa janë në proces edhe 8 të tjera. Përsa i përket numrit të votave, raportohet se LSI ka arritur të rikuperojë në total 3 vota.





