Pasditen e djeshme, ndërsa besimtarët e krishterë po kremtonin të Premten e zezë, Banda frymore e qytetit i printe marshimit të heshtur të qytetarëve, që bëri parakalimin tradicional të epitafit (arkivolit të Krishtit) në bulevardin kryesor të qytetit.

Në pamjet filmike të operatorit të DurrësLajm duket një shoqërues i pazakontë i Bandës frymore.

Një muzikant amator, anëtar i komunitetit rom, i veshur i gjithi me të bardha dhe me një dajre në dorë, nuk i ndahet për asnjë moment orkestrantëve, të veshur me kostumet tradicionale.

Megjithëse pati tentativa për ta larguar nga aty, “muzikanti” nuk dëgjon të largohet.

Vetëm disa sekonda më pas, mesa duket pasi mendohet edhe njëherë, vendos të ikë nga aty.

Ndiqni videon: