Një 36-vjeçar nga Tirana po hetohet nga Prokuroria e Durrësit, pasi akuzohet se në bashkëpunim me të tjerë persona ka goditur me grushte 33-vjeçarin R.B., nga Durrësi.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. 36-vjeçari nga Tirana akuzohet për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Policia është duke punuar për të zbardhur rrethanat dhe motivet e konfliktit mes të rinjve.





