Është shoqëruar sot në polici këngëtari Jozefin Marku, pas publikimit të videos, ku ai dhe persona të tjerë shfaqeshin duke dhunuar Edi Kuçin, ish-konkurent i Për’puthen.

Në rrjete sociale u bë virale videoja ku këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozefin Marku dhe disa miq të tij kanë dhunuar ish-banorin e BBVIP Kosova, Eduart Kuçin.

Duket se zanafilla ka qenë një video e publikuar kohë më parë nga Eduarti, i cili e ka sharë këngëtarin nga familja, duke u shprehur se nuk do ta lejojë pa marrë hakun e shokut të tij, Gjestit. Madje, Eduart Kuçi ka kërcënuar Markun se, nëse do të shkelte në Kosovë, atëherë do të përballej me hakmarrjen e tij.