Një aksident u regjsitrua mesditën e kësaj të premteje, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Fiershegan.

Sipas dëshmive në vendngjarje, një trajler me targa shqiptare që vinte nga drejtimi i Beratit për në Lushnjë, ka aksidentuar fillimisht një makinë që ishte në lëvizje dhe një tjetër makinë të parkuar pranë një banese buzë rrugës.

Pas përplasjes së dy mjeteve shoferi i trajlerit nuk ka ndaluar, por ka vazhduar rrugën e tij.

Policia është vënë në kërkim të mjetit të larguar.