Një aksident rrugor është regjistruar në fshatin Vajkan, ku një mjet që transportonte produkte është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve, Altin Alla, 53 vjeç, kishte vjelë rrushin në tokat e tij dhe po e transportonte me një mjet bujqësor, kur dyshohet se ka humbur kontrollin.

Pritet që grupi hetimor të përcaktojë shkaqet e ngjarjes.