Një konflikt mes dy shoferëve të furgonëve ka përfunduar me një person të dëmtuar në Kavajë.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë debatit njëri prej shoferëve është goditur me çelës në kokë, duke pësuar një çarje.
I dëmtuari ka marrë ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.





