Viktor Bardhi është 65-vjeçari që u ekzekutua ditën e sotme në fshatin Ndërfushas, në Mirditë. Është bërë publike pamja e makinës së viktimës, i cili është qëlluar me breshëri plumbash në pesën e përparme.
Sipas fotos së bërë publike, shihet se mjeti tip “Mercedes Benz” pasi ka humbur kontrollin nga drejtuesi, është përplasur me barriert e urës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrjedhshmërinë e krimit.





