Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim për goditjen e një punonjësi policie është vënë në pranga nga policia e Sarandës.

Policia bën me dije se në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja e Andrea Rubatit, 27 vjeç, banues në Sarandë.

Sipas policise ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se 17 korrik ka goditur me grushte për shkak të detyrës, punonjesin e policise me iniciale M. V.

Njoftimi i policisë

Sarandë/Goditi me gushte një punonjës policie, për shkak të detyrës, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Andrea Rubati 27 vjeç, banues në Sarandë dhe ndalimin e tij, në bazë të urdhrit të prokurorit.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi dyshohet se më datë 17.07.2026, ka goditur me grushte për shkak të detyrës, shtetasin M. V., punonjës policie i Komisariatit të Sarandës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.