Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:20 në fshatin Golem të Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake, në aksident është përfshirë një automjet i drejtuar nga një 50-vjeçar, së bashku me një monomjet në të cilin ndodheshin dy persona.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur viktimë një 17-vjeçar, ndërsa një 28-vjeçar është dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku po merr shërbim mjekësor. Grupi hetimor po vazhdon hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit ndërsa në polici është shoqëruar drejtuesi i automjetit.





