Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Antipatrea, Berat, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë.
Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i automjetit është shtetasi A.B., 60 vjeç, banues në Vlorë. Mësohet se 60-vjeçari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke përplasur dy këmbësorë që ndodheshin në rrugë.
Dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.





