Një kalvar përplasjeje mes fisit Bardhi dhe Reçi në Rrëshen ka prodhuar shumë viktima ndër vite. I radhës që humbi jetën ishte Viktor Bardhi, 65 vjeç, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushaz. Vetëm 3 vite më parë, Bardhit i ishte ekzekutuar i vëllai, i cili po ashtu dyshohet se u u vra për hakmarrje në shtator 2023. Martin Bardhi u qëllua me breshëri plumbash në lokalin e tij, i sapo dalë nga burgu. Ai ndodhej në tavolinë me 3 të afërm të tij, kur 2 autorë të maskuar zbritën nga një mjet dhe qëlluan me breshëri kallashi. Martin Bardhi mbeti i vrarë në vend, ndërsa tre të afërmit e tij u plagosën. Një muaj para se të vritej, Martin Bardhi kishte dalë nga paraburgimi i Lezhës, i arrestuar për një tentativë për të vrarë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit, i vrarë me snajper në qendër të Rrëshenit në janar të vitit 2020.
Ndërkohë në janar 2025, Viktor Bardhit i ekzekutuan edhe nipin, Kristian Bardhi allias Marku. I riu u ekzekutua në aksin Fier-Vlorë pasditen e 13 janarit 2025, ndërsa autorët që dyshohet se kanë qenë 3, i kanë zënë pritë në mbikalimin e Novoselës. Nga kjo pikë, autorët e kanë ndjekur me makinë dhe më pas e qëlluan më shumë se 13 herë me armë pistoletë ose automatik të vogël tip Shars. I riu mori 3 plumba në trup dhe makina që udhëtonte, pas atentatit është përplasur disa herë me trafik-ndarësen, deri sa ka ndaluar.
Në vitin 2023, Kristian Marku është skeduar nga policia si i dyshuar për një tentativë për të ekzekutuar nipin e Kastriot Reçit, Saimir Reçin në 26 marsin e dy viteve më parë. Policia nuk arriti të provonte përfshirja e tij në këtë ngjarje dhe arriti të fitojë lirinë. Por pas kësa tentative për vrasje, të riut ii vranë xhaxhanë Martin Bardhi.





