Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të enjtejenë Mirditë, ku një person është vrarë me armë zjarri.

Mësohet se të shtënat janë regjistruar në fshatin Ndërfushas, ndërsa viktimë ka mbetur Viktor Bardhi. 

Sipas raportimeve 65-vjeçari u gjet i pajetë brenda në automjet.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit. Ndërkohë në fshatin Munaz është gjetur një makinë e djegur.

Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë.