Përfshihet nga flakët pika e grumbullimit të mbeturinave urbane në lagjen Kodër, në Njësinë Administrative Sukth.

Sipas banorëve të zonës, që na kanë dërguar pamjet filmike në redaksinë e “DurrësLajm”, mbetjet urbane kishin ditë, që nuk tërhiqeshin dhe atyre u është vënë flaka mesditën e sotme.

Zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe në vendngjarje ka mbërritur edhe një mjet zjarrfikës që ka nisur punën për të neutralizuar flakët dhe fikur zjarrin.

Sipas të njëjtave burime, nuk dihet se kush ia ka vënë flakën mbeturinave duke rrezikuar që kjo vatër zjarri të merrte përmasa edhe më të frikshme, nisur edhe nga temperaturat e larta.

Siç duket edhe në video, kjo pikë grumbullimi rrethohet nga binësia dhe shtëpitë e banorëve të zonës.