Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën “Vllazërimi” në Durrës.
Sipas burimeve për “DurrësLajm”, një automjet në lëvizje ka përplasur një grua, e cila ishte duke kaluar rrugën.
E plagosura është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.





