Dy shpërthime me lëndë eksplozive kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Në një servis në Shkallnur ka pasur një shpërthim të fuqishëm rreth orës 04:30 duke alarmuar gjithë zonën, ku ka pasur dëme të shumta materiale.

Ndërsa një tjetër shpërthim ka ndodhur në një lokal në zonën e lulishtes pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve, mëson
“DurrësLajm”. Ngjarja në këtë rast ka ndodhur rreth një 40 minuta më herët se shpërthimi në Shkallnur, ka ndodhur rreth orës 3:50 të mëngjesit, ku ka pasur një sasi të vogël tritoli në derën e jashtme të lokalit, me dëme të papërfillshme.

Në të dyja rastet nuk raportohet fatmirësisht për persona të lënduar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe identifikimin e autorëve dhe nëse të dyja rastet kanë lidhje me njëra-tjetrën.