Pas shkëputjes së pjesëve të ndryshme të fasadës nga godina e Gjykatës dhe Prokurorisë së Durrësit javë më parë, ditën e sotme po ndërhyhet nga ana e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga Zjarri dhe Policia Bashkiake e Durrësit në godinat përkatëse.

Siç duket nga pamjet filmike dhe fotot që “Durrëslajm” po publikon, fasada e godinës ka pësuar dëmtime të shumta dhe shkëputja e pjesëve të suvasë mund të rrezikonte jetën e qytetarëve që kalojnë poshtë saj.





