Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, zhvilloi një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Prima Hotels Group, Avraham Dor, dhe përfaqësues të kompanisë.
Takimi, i zhvilluar në bashkëpunim me Departamentin Ekonomik të Ambasadës së Izraelit në Shqipëri, u fokusua te potenciali turistik i Durrësit dhe mundësitë për investime të reja në sektorin e hotelerisë.
Postimi i plotë:
Zhvillova sot një takim me Drejtorin Ekzekutiv të Prima Hotels Group, Avraham Dor, si dhe përfaqësues të tjerë të kësaj kompanie të njohur e cila zotëron një rrjet të gjerë hotelerie në Izrael.
Ky takim u organizua nëpërmjet bashkëpunimit me Departamentin Ekonomik në Ambasadën e Izraelit në Shqipëri. Ky grup ka ndjekur me interes zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe mundësitë e reja për investime në këtë sektor.
Përfaqësuesit e kompanisë vizituan Durrësin për të njohur nga afër potencialin e jashtëzakonshëm turistik të qytetit dhe mundësitë që ai ofron për zhvillimin e projekteve të reja. Gjatë takimit prezantuam gjithashtu projektet madhore që po transformojnë qytetin tonë.





