Vatra të mëdha zjarri kanë përfshirë pyjet pranë fshatrave Madhesh dhe Lundre, në Njësinë Administrative Ulëz, në Bashkinë Mat.
Flakët po përhapen me shpejtësi dhe janë afruar pranë banesave, duke rritur rrezikun për disa familje që jetojnë në zonë. Për shkak të situatës së krijuar, pritet edhe evakuimi i disa familjeve nga zonat e rrezikuara.
Forcat në terren po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa ndërhyrja po koordinohet si nga toka, ashtu edhe nga ajri.





