Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Midsummer”, duke zbardhur 8 raste vjedhjesh të kryera gjatë muajve korrik dhe gusht.
Në kuadër të operacionit është arrestuar G. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, ndërsa vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të dyshuar, M. B., 32 vjeç.
Sipas hetimeve, dyshohet se dy shtetasit kanë kryer në bashkëpunim 8 vjedhje. Në 6 raste janë vjedhur portofola, celularë dhe sende personale, ndërsa në 2 raste janë vjedhur matësa të energjisë elektrike.
49-vjeçari u kap pas vjedhjes së një celulari, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e rasteve të tjera që mund të jenë kryer prej tyre.
Njoftimi i plotë:
Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Midsummer”, zbardhen 8 raste të vjedhjes, të kryera gjatë 2 muajve të fundit.
Identifikohen 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë për këto vjedhje.
Arrestohet njëri prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit.
Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit të koduar “Midsummer”, për zbardhjen e vjedhjeve, u bë e mundur zbardhja e 8 rasteve të vjedhjes, të kryera gjatë muajit korrik dhe gusht 2026, si dhe u identifikuan 2 autorët e dyshuar.
Njëri prej tyre, shtetasi G. Th., 49 vjeç, banues në Durrës, u kap dhe u arrestua në flagrancë pas vjedhjes së një celulari.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit, shtetasit M. B., 32 vjeç, banues në Durrës.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajve korrik dhe gusht, kanë kryer 8 vjedhje të ndryshme (në 6 raste raste, vjedhje portofolash, celularësh dhe sendesh personale, ndërsa në 2 raste, vjedhje të matësit të energjisë elektrike).
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.





