Pesë aparate celularë janë gjetur gjatë një kontrolli të ushtruar në orët e para të mëngjesit në sektorin B të burgut të Durrësit, ku ndodhen disa ish-zyrtarë, mes tyre edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Kontrolli është kryer nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Deri më tani nuk dihet se kujt prej personave që ndodhen në këtë sektor u përkasin pesë celularët e gjetur.
Aparatet i janë përcjellë SPAK-ut përmes BKH-së, për t’iu nënshtruar këqyrjes në laboratorin e ekspertizës së posaçme.
Ekspertiza pritet të ndihmojë në përcaktimin e përdoruesve të pajisjeve, si dhe në zbardhjen e rrethanave se si celularët kanë përfunduar brenda ambienteve të burgut. Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse pajisjet janë përdorur dhe nga kush.





