“New York Times” ka ngritur alarmin në lidhje me disa lodra fëmijësh, që po shiten gjerësisht në botë.

Bëhet fjalë për lodrat e quajtura “squishy”, e që janë disa topa të vegjël të mbushur me një lëndë dhe që fëmijët i shtypin. Këto topa xhelatinozë të shtrydhshme njihen për formën e tyre të rrumbullakët dhe të butë. Sipas medias së huaj, lënda që topat përmbajnë brenda është djegëse dhe mund të shkaktojë lëndime të rënda tek fëmijët.  

Por gjithashtu, alarmant është fakti që disa prej tyre përmbajnë disa kokrra që nëse gëlltiten nga fëmijët mund të zgjerohen brenda barkut të fëmijës, duke shkaktuar mbytje, bllokim të zorrëve, shqetësim të rëndë dhe madje edhe rrezik vdekjeje.

Produktet e prekura përfshijnë “Squeezy Dumplings” nga GIHNJSI dhe “Rainbow Mystery Squishy Buns” nga OKK Trading.  Paralajmërimet vijnë pas një sërë rastesh që përfshijnë fëmijë të djegur nga lodrat e buta që shpërthejnë.