Zjarri në Himarë ka marrë përmasa masive, pasi ka përparuar me shpejtësi dhe ka përfshirë një banesë. Si pasojë, flakët rrezikojnë edhe shtëpitë e tjera në zonë. Forcat zjarrfikëse vijojnë të jenë në terren, ku po punojnë për shuarjen dhe izolimin e flakëve, me qëllim frenimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.
Ndërhyrja po vështirësohet nga era e fortë dhe terreni i vështirë, të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve. Gjithashtu forcat në terren po përqendrohen në mbrojtjen e banesave dhe pronave pranë zonës së përfshirë nga zjarri.





