Banorët kanë nisur evakuimin në Himarë, për shkak të përhapjes së zjarrit dhe pranisë së madhe të tymit në zonën e banuar. Flakët kanë përfshirë disa banesa, ndërsa situata vijon të paraqitet e rënduar.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen dhe izolimin e zjarrit, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme. Evakuimi po kryhet si masë sigurie për banorët, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës.





