Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare ka kaluar në një tjetër fazë aksioni në terren.
Menjëherë pas përfundimit të fjalës nga platforma e protestës, turma e mbledhur është nisur në një marshim të fuqishëm e masiv përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Gjatë marshimit, protestuesit po lëshojnë thirrje të njëpasnjëshme e të drejtpërdrejta kundër kabinetit qeveritar. Në kor dëgjohen thirrjet e panumërta “Rama jep dorëheqjen!”, “Arrestoni Ramën!” dhe “Arrestoni Ballukun!”, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit dhe vënien përpara drejtësisë të zyrtarëve të lartë të përfshirë në skandale korruptive.





