Një shqiptar është arrestuar në Treviso të Italisë, pasi ka djegur 5 automjete. Ai është Klodian Canaj, 24 vjeç, banues në Itali.
Canaj dhe e dashura e tij italiane kishin shkuar në Treviso për pashkë. Mirëpo një zënkë mes çiftit për motive xhelozie është përshkallëzuar, raportojnë mediet italiane.
Pas sherrit, Canaj i ka vënë flakën disa makinave që gjendeshin poshtë shtëpisë ku po qëndronin.
Mësohet se një nga automjetet është i të fejuarës së saj, ndërsa katër automjetet e tjera të fqinjëve.