Nëpërmjet një postimi në “Facebook” kryeministri Edi Rama deklaron se është i inkurajuar dhe madje i frymëzuar jo vetëm nga numri i interesimeve të ardhura për nisëm “Gati për Shqipërinë”, por edhe nga përmbajtja e tyre.
Rama shkruan se thirrja është e hapur dhe se cilido që dëshiron të përfshihet është i mirëpritur të sjellë interesimin e vet.
Kryeministri Rama lançoi më 18 maj thirrjen për gjithë studentët e shkëlqyer që të ndihmojnë në punët e mëdha të mandatit të tretë.





