Pema e Bonsait kohët e fundit ka gjetur përdorim të madh edhe në Shqipëri. Atë e shohim në zyra, dyqane, apo edhe si pemë dekorative në ambientet e brendshme të shtëpive.
Në Japoni bonsai ka një histori antike, simbolizon ndriçimin dhe presupozohet se sjell paqen. Duhet të theksojmë se është një pemë shumë e vlerësuar nga të gjithë.
Në krijimin e pemës së bonsait parashikohen tre hapa, që në fakt janë parime në jetën tonë:
1- Shu– që është momenti i mbikqyrjes, pra kur shikohet nga mësuesi për të mësuar.
2- Ha– momenti i aksionit, kur aplikohet ajo që ke mësuar në teori.
3- Ri– momenti kur kalohet tej eksperiencës.
Por cila është domethënia e vërtetë e bonsait?
Kujt i pëlqen kjo pemë në miniaturë dhe vlerëson bukurinë e natyrës , do të mësojë një stil jete unik. Edhe një person që nuk merr vesh nga kopshtaria goditet nga bukuria e bonsait. Fuqia e tij qëndron në aftësinë për të shfaqur bukuritë e natyrës. Ky në fakt është edhe objektivi për ata që duan të rrisin një bonsai. Tre gjëra janë të rëndësishme për të kuptuar domethënien e kësaj peme:
1. Rrënjët– Nëse shikoni një pemë të vjetër, rrënjët ndërtojnë themelet dhe forcën. Kjo është vërtet mbresëlënëse dhe stimuluese. Rrënjët e forta të pemës së vjetër janë të lidhura dhe japin një ndjesi qëndrueshmërie dhe sigurie.
2. Trungu dhe forma e tij– Në rastin e një peme të vetme është shumë e rëndësishme të vëzhgoni formën e një trungu. Pas shumë vitesh do ta admironi trungun e bonsait dhe do të filloni të kuptoni personalitetin e tij.
3. Degët– Ato duhet të “prekin qiellin” dhe të kapen nga drita e diellit që të mund të lulëzojnë, duke shpërthyer në lule mahnitëse.
Bonsai simbolizon diçka që është në ndryshim të vazhdueshëm, evoluimin e fatit përgjatë jetës, simbolizon universin, jetën dhe forcën e natyrës, por bonsai është gjithashtu i lidhur ngushtë edhe me konceptin e së bukurës.
Në fotogalerinë e mëposhtme mund të shikoni disa prej llojeve të pemës mahnitëse, që do të ishte një dhuratë ideale për një njeriun e zemrës me të cilin keni krijuar një lidhje të qëndrueshme dhe ndiheni të sigurtë. Le të jetë kjo pemë simbol i dashurisë suaj…
R.O.