Një mjek në një klinikë fertiliteti në Mississipi zbuloi diçka tronditëse: dy bashkëshortët që po trajtonte ishin binjakë.

Çifti iu drejtua klinikës sepse po haste vështirësi në ngjizjen e një fëmije dhe po kërkonin të dinin mbi metodën e fertilizimit in vitro. Pas testit të shtatzënisë, mjeku kuptoi se ata ishin në fakt vëlla e motër e vëlla binjakë.

Ai foli anonimisht për mediat lokale (identiteti i tij duhet ruajtur për shkak të anonimitetit të çiftit).

“Gjatë fertilizimit in vitro, marrim kampione ADN-je nga burri dhe nga gruaja që të kemi një profil të historikut të tyre genetik. Është diçka rutinë; ne zakonisht nuk i krahasojmë kampionet, por laboranti ishte vërtet i çuditur nga ngjashmëria e profileve të tyre genetike.”

Fillimisht menduan se mund të ishin kushërinj të parë, pasi kjo edhe ndodh. Por duke parë kampionet, kishte më shumë ngjashmëri se e zakonshmja. Ai u mundua t’ua jepte lajmin sa më thjesht, dhe mori një reagim të çuditshëm siç ndodh në këto raste. Ata ia plasën të qeshurit.

“Burri më tregoi se shumë njerëz talleshin me faktin që ata kishin të njëjtën ditëlindje dhe ngjanin shumë me njëri-tjetrin, por e quajti thjesht një rastësi, duke mos e pranuar lidhjen genetike. Ai s’ia kishte idenë.”

Kjo e bëri akoma më të vështirë për mjekun t’u thoshte të vërtetën. Por gradualisht, filluan ta kuptonin se bëhej fjalë për diçka serioze.

“Prindërit e tyre biologjikë humbën jetën në një aksident me makinë kur ata ishin fare të vegjël, dhe nuk kishin ndonjë të afërm të cilit t’ia linin fëmijët. U morën nën kujdesin e shtetit dhe u adoptuan nga familje të ndryshme.”, shpjegon mjeku.

“Për shkak të një ngatërrese në regjistrim, asnjëra nga familjet nuk e mori vesh se fëmija i tyre kishte edhe një binjak.”

Kur ata u njohën në universitet vunë re se kishin shumë të përbashkëta; ishin të dy të adoptuar, të dy kishin lindur në të njëjtën ditë. Por nuk kishin asnjë ide të asaj çfarë i bashkonte në të vërtetë. Tani, me peshën e këtij lajmi mbi supe, janë shumë konfuzë mbi atë çfarë duhet të bëjnë me marrëdhënien e tyre. /anabel.al